RTV Ora - Pukë, humbi 4 ditë në mal, helikopteri VIVA i shpëton jetën
  • 5 years ago
#rtvora
Shkoi të mblidhet manaferra në mal por u zhduk për 4 ditë. Kjo është historia e Mezir Ahmetajt, 60 vjeç, i cili të dielën e 4 gushtit, kishte dalë për të mbledhur manaferra në pyll në fshatin Dardhë të Pukës, por prej asaj dite familjarët humbën kontaktin me të.

Familjarët kërkuan ndihmën e policisë, dhe së bashku me banorët e zonës nisën kërkimet. Në ndihmë të tyre shkoi dhe një helikopter VIVA, me stafin e specializuar për operacione të tilla.

60 vjeçari u gjet mesditën e sotme dhe u transportua në spital në gjendje të të fikti. Ndërkohë ndihma e parë iu dha dhe në zonë prej ekuipazhit të helikopterit VIVA që edhe më parë kanë kryer ndërhyrje të vështira në zona të ndryshme.

Ahmetaj ishte helmuar si pasojë e konsumit të frutave të pyllit të cilat i kishin shkaktuar dhe humbje të memories dhe të ekuilibrit. Mësohet si ai kishte rrëshkitur në mal dhe si pasojë kishte thyer këmbën dhe dëmtime të tjera.

Pas dërgimit në spitalin e traumës Familjarët e Ahmetaj falenderuan stafin e VIVA dhe policinë e shtetit për ndihmën e dhënë duke i shpëtuar jetën 60 vjeçarit

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/puke-humbi-4-dite-ne-mal-helikopteri-viva-i-shpeton-jeten

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended