Report TV - Përmbyset makina me familjen dhe gruan shtatzënë në Tiranë
  • 5 years ago
TIRANE-Një aksident ka ndodhur rreth orës 19:30 në hyrje të kryeqytetit. Në makinën tip ?Benz? po udhëtonte një familje përkatësisht, bashkëshorti që ishte drejtuesi i mjetit, dy fëmijët dhe gruaja shtatzënë.

Makina është përplasur me kangjellat anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur duke shkaktuar bllokim të aksit rrugor për disa minuta. Ambulanca shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes për t'i dhënë ndihmën e parë familjes.

Report Tv sjell pamjet nga aksidenti pasditen e sotme, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Ky është aksidenti i dytë brenda ditës së sotme, teksa po pasdite u përmbys një kamion me targa të huaja në Librazhd, por pa pasoja.
Recommended