Report TV - Betohet Suli: Qytetarëve i ishin shtuar hallet, sot një faqe e re për Kamzën

  • 5 years ago
Rakip Suli ka marrë zyrtarisht detyrën në krye të Bashkisë së Kamzës, në fjalën e tij të parë si kryebashkiak, Suli tha se kjo ditë shënon një moment kthese për Bashkinë e Kamzës, teksa nuk i kurseu ironitë për paraardhësin e tij, Xhelal Mziu.

"Në mënyrë të veçantë për PS dhe Ramën që më dha mundësinë që të jem kryetar i Kamzës. Jam mirënjohës për skuadrën e 30 qershorit, u arrit që të hapet një faqe e re për Kamzën. Nga sot interesi i qytetarëve të Kamzës, mbrohet nga ne. Qytetarëve të Kamëz deri tani janë shtuar hallet dhe jo zgjidhur. Një rrjedhë historie e mbrapsht që nuk ka sjellë as zhvillim dhe as mirëqenie për qytetarët e Kazmës", tha Suli.

Recommended