Report TV - Salianji: Qeveria s'do t'ja dijë për hallet e qytetarëve

  • 6 years ago
Deputetit i PD, Ervin Salianji i ftuar në Report Tv është shprehur në lidhje me turin e Bashës për takim me bazën dhe qytetarët se ky më shumë është një bashkëbisedim se sa një shpjegim i situatës, pasi "qytetarët e dinë më mirë se sa deputetët, se sa janë rritur taksat, sa ka shkuar fatura e dritave, etj".
"Nga takimet që kam bërë me bazën kam parë se është thyer besimi i qytetarëve tek qeveria dhe në protestë ishim ne që administruam mllefin e qytetarëve, ndryshe Rama nuk do të ishte më në zyrë", shprehet Salianji.

I pyetur për opsionin e djegjeve të mandateve nga ana e PD, Salianji është shprehur se "Personalisht jam për një përballje të fortë më mazhorancën. Një vendim ekstrem nuk do të na linte mundësi për rrugë të tjera veprimi".

Recommended