Report TV - Gjykata nuk pranon zgjerimin e mbrojtjes në Tomorr, Klosi: Do ta apelojmë!

  • 5 years ago
BERAT- Gjykata Administrative e Tiranës ka hedhur poshtë vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikonte zgjerimin e zonës së mbrojtur në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit. Në lidhje me këtë vendim të Gjykatës në Berat është mbajtur një aktivitet sensibilizues për të kundërshtuar atë.

Të pranishëm në këtë aktivitet sensibilizues, ka qenë ministri i Turizmit Blendi Klosi, prefektja e qarkut të Beratit si dhe banorë të zonës që me pankarta në duar kundërshtuan vendimin e dhënë nga gjykata për të mos zgjeruar zonën e mbrojtur në Tomorr.

Në fjalën e tij Klosi u shpreh se lufta për të mbrojtur pasuritë natyrore është e pa kthyeshme dhe se do t'i shkojnë deri në fund për ta hedhur poshtë vendimin.

Në përfundim të pranishmit hodhën edhe firma për të bërë një peticion për të kundërshtuar këtë vendim të Gjykatës Administrative.

"Vendimi i gjyqtarëve ishte i papranueshëm. Interesi i disa guroreve ka ndikuar në vendimin e dhënë prej tyre. Nga sot do të nisi mbledhja e firmave të qytetarëve që më pas do t'i çohen komisionit të Vettingut. Nuk do të lejojmë që të preket jeta e qytetarëve. Peticionit do i bashkohet, Skrapari, Poliçani, Berati, Kuçova, Ura Vajgurore. Mijëra firmat e mbledhura do të mbështesin apelimin e këtij vendimi" është shprehur ndër të tjera ministri Klosi.

Klosi deklaroi nga Berati se ?do ta rrëzojë vendimin që morën 5 gjyqtarët e Gjykatës Adminiatrative, që votuan 4 pro dhe 1 kundër për rëzimim e VKM-së për Malin e Tomorrit. 4 gjyqtarët; Amarildo Laçi, Bari Shyti, Arkelino Gazidede dhe Fjoralba Shehu do të përballen me peticionin e qytetarëve të të gjithë qarkut të Beratit. Do të vazhdojmë të kërkojmë që të firmoset peticioni jonë dhe do ta ankimojmë vendimin e Administratives në Gjykatën e Lartë?.

Ndërsa disa nga banorët janë shprehur se ky vendim është skandaloz dhe se ata nuk e pranojnë.

"Do ta apelojmë në Gjykatën e Lartë. Vendimi u mor nën ndikimin e interesave të ngushta të guroreve. Prej vitesh guroret kanë shkatërruar malin dhe jetën tonë. Vendimi shkatërron ekonominë lokale. Dëmtohet rëndë turizmi" kanë qenë disa nga qëndrimet e banorëve.

Disa prej banorëve kanë mbajtur edhe pankarta në duar ku shenjestronin vendimin e dhënë nga Gjykatësi duke u thënë se ata do ta pësonin nga Vettingu dhe nga Abaz Aliu.

Recommended