RTV Ora - I riu në gjendje të dehur shkatërron makinat e parkuara në Transballkanike

  • 5 years ago
#rtvora

Aksidenti që shikoni në foto ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së enjte (1 gusht) në rrugën Transballkanike të Vlorës.

Një 25-vjeçar duke drejtuar një mjet tip "Ford", nën efektin e alkoolit sipas policisë, dhe me shpejtësi të lartë ka shmangur rrethrrotullimin dhe ka goditur disa makina që ishin në parkim. Në total nga aksidenti janë dëmtuar katër mjete.

Aksidenti është raportuar që dje nga qytetarët, ndërsa policia ka shpërndarë vetëm sot një njoftim ku referon vetëm arrestimin e drejtuesit të "Fordit" A. T për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, por nuk përmed faktin se ka aksidentuar mjetet e tjera.

"Arrestimi i tij u bë në rrugën "Transballkanike" pasi është konstatuar duke dretjtuar automjetin Ford, në gjendje të dehur" njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/i-riu-ne-gjendje-te-dehur-shkaterron-makinat-e-parkuara-ne-transballkanike

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended