Report TV -Mbërrin në atdhe trupi i Presidentit të vetëshpallur të Çamërisë

  • 5 years ago
TIRANE - Mbërriti në atdhe trupi i pajetë i Festim Latos, 44-vjeçarit vlonjat të vetëshpallur president të Republikës së Çamërisë që u vra në Holandë. Familjarë, të njohur, dhe bashkëpunëtor të tij, e pritën në Rinas për ta përcjellë më tej në qytetin e Vlorës ku edhe do të prehet. Ditën e nesërme në Teatrin "Petro Marko" do të mbahen edhe homazhe në nder të tij.

Për Report Tv, bashkëpunëtorë të tij kanë dhënë detaje nga krimi i rëndë, duke thënë se Festim Lato mund të jetë vrarë për çështjen çame që ai ka mbrojtur prej vitesh. Ata thonë se Lato ja kishte dalë ta çonte kauzën e Çamërisë deri në Parlamentin Evropian ndërsa kishte hapur edhe një dosje kundër Greqisë për genocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Teksa e quajnë vrasje për motive politike, ata thonë se Festim Lato nuk kishte borxhe dhe siç vëllai i tij u shpreh për Report Tv, ishte një njeri që gjithçka e kishte fituar me krahët e tij. Sipas dëshmisë së një prej bashkëpunëtoreve të Latos, dyshohet që presidentin e vetëshpallur të Çamërisë ta ketë mashtruar një djalë holandezë, me të cilin ai kishte punuar për kauzën çame.

Lato u gjet i vrarë dhe i hedhur në kanal pranë banesës së tij më 20 korrik ndërsa vetëm ditën e djeshme autoritetet holaneze konfirmuan që viktima të ishte Festim Lato. Ishin mediat holandeze ato që shkruan se Lato ishte një person i zhytur në borxhe miliona euroshe, ndërsa edhe personazhë të vecantë në Shqipëri, si historiani Arben Llala, në shkrime të tij e ka akuzuar Laton si mashtrues.

Vitet e fundit, Lato kishte qëndruar në një shtëpi në Afferden, jashtë së cilës duket flamuri i Holandës, Shteteve të Bashkuara dhe Çamërisë. Por në janar të këtij viti pronari e kishte larguar nga banesa, pasi kishte ankesa pasi hynin dhe dilnin shumë persona duke krijuar shqetësim. Ndërsa në prill të këtij viti Lato u deklarua zyrtarisht i falimentuar nga gjykata e Zutphen.

I vetëshpallur si 'President i Republikës së Çamërisë' ai lindi në Vlorë në vitin 1976 e fitoi shtetësinë holandeze, pasi u martua me një turke me shtetësi holandeze.

Recommended