Alibeaj: Ryshfeti ndaj gjyqtarëve është rritur akoma më tepër

  • 5 years ago
#rtvora

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi periudhën 3 vjeçare të krijimit të Reformës në Drejtësi.

Alibeaj u shpreh se tre vite pas krijimit të reformës në drejtësi qytetarët që përballen dyerve të gjykatave nuk flasin për gjyqtarë të pa korruptuar, por përkundrazi ryshfeti është rritur akoma edhe më tepër.

Alibeaj: Qeveria jonë ka pasur në këto tre vite një seri episodesh ku është e zhytur në marrëdhënie të ngushta ose intime me krimin, ose në marrëdhënie të ngushta dhe akoma më intime me oligarkinë dhe korrupsionin.
Kriteri i parë është testi. Një sistem drejtësie që reziston ndaj të fortit, aty me plot gojën mund të thuash, po ja kemi arritur qëllimit.
Kriteri i dytë është a e jep shërbimin ndaj qytetarëve. Po të pyesësh sot qytetarët shqiptarë, atyre që ju bie halli për të shkuar në derën e Gjykatave askush nuk thotë sot se gjyqet bëhen më shpejtë sesa dikur. Që ryshfeti ndaj gjyqtarëve është më pas ose aspak sesa dikur. Përkundrazi, ryshfeti është rritur akoma më tepër. Deri më sot këto dy kritere tregojnë që vetëm për sukses nuk mund të flitet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/alibeaj-ryshfeti-ndaj-gjyqtareve-eshte-rritur-akoma-me-teper

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended