Report TV -PD: Avokati i Popullit faktoi denoncimet tona për 30 qershorin, ne nuk harrojmë

  • 5 years ago
Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me 30 qershorin. Me anë të ish-deputetit, Xhemal Gjunkshi, PD ngre pretendime se Avokati i Popullit në raportin e tyre kanë vërtetuar pretendimet e ngritura nga PD në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Në fjalën e tij, Gjunkshi ka thënë se të gjitha denoncimet e Partisë Demokratike për dhunën e policisë ndaj qytetarëve dibranë janë faktuar të vërteta nga raporti i Avokatit të Popullit.

Më pas ish -deputeti i PD shton se policët dhe drejtuesit të policisë sipas tij të kapur në dosjen 184 të vjedhjes së votës në Dibër, në vend që të arrestohen, janë graduar nga Edi Rama për të dhunuar dhe terrorizuar popullin e Dibrës.

Recommended