PD: Kallezim per Denar Biben

  • 5 years ago
Partia Demokratike paralajmëron kallëzim penal për Nënkryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, i cili sipas selisë blu ka vënë në zbatim skenarin e Kryeministrit Rama për manipulimin e numrit të votuesve në zgjedhjet e 30 Qershorit.

?Pasi merrte urdhrat nga shtabi politik i Edi Ramës për të deklaruar pjesëmarrje të rremë në favor të interesit politik të Partisë Socialiste, Denar Biba dhe tre bashkëpunëtorët e tij në krim, kërkonin nga kryetarët e KZAZ-ve rezultatin që duhej. Ata e siguron këtë nëpërmjet komisionerëve të qendrave të votimit, ku janë mbushur rreth 280 mijë fletë votimi për të plotësuar kuotat e përcaktuara nga Edi Rama dhe shtabi i tij i manipulimit te votimeve antikushtuese. Partia Demokratike ka vendosur të bëjë kallëzim penal për këtë krim masiv elektoral dhe për shpërdorim detyre duke nisur nga Denar Biba dhe duke përfunduar tek çdo kriminel tjetër pjesë e administratës së Komisionit që ka marrë pjesë në dhunimin e rëndë të ligjit, kushtetutës dhe demokracisë?.?

Sipas Partisë Demokratike, për të mbuluar këtë krim dhe për të mos lënë gjurmë, KQZ nuk hodhi të dhënat e pjesëmarrjes në sistemim online dhe nuk publikoi asnjë tabelë me rezultatet e votimit për çdo qendër votimi.

Tv Klan

Recommended