Pas shifrave zyrtare të KQZ, PD ngre pretendime të tjera: Ja sa persona ishin
  • 5 years ago
Pas shifrave zyrtare që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nxori në lidhje me zgjedhjet e ditës së sotme, ka ardhur edhe një reagim nga Partia Demokratike. Më anë të Gazmend Bardhit, PD ka hedhur poshtë sipas pretendimeve të tyre, shifrat e KQZ duke thënë se ato nuk janë të sakta. Sipas Bardhit shifrat janë shumë më të ulëta me ato që ka nxjerrë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ numri i votuesve ishte 771.863 votues, ndërsa sipas pretendimeve të Gazmend Bardhi dhe Partisë Demokratike kanë votuar 534 mije 528 votues ose 15.2 %.
Recommended