Report TV -Kutitë në flakë, ja si u dogjën materialet zgjedhore në Bushat
  • 5 years ago
Ashtu siç kishin lajmëruar, militantët e PD-së në Shkodër kanë protestuar këtë mbrëmje duke sulmuar KZAZ-të. Sulmi është shënuar në KZAZ numër 6 e cila është vendosur në Bushat, në palestrën e shkollës së mesme profesionale "Nre Mjeda". Persona ende të paidentifikuar dyshohet të kenë sulmuar me bomba molotov KZAZ-në e cila është përfshirë nga flakët. Kontaktuar nga Shqiptarja.com sekretari i KZAZ-së konfirmoi rënien e flakës dhe tha se forca zjarrfikëse ndodhen në terren për të shuar zjarrin, i cili ka dëmtuar një pjesë të materialeve zgjedhore.
Recommended