Edhe ambasadat do monitorojnë zgjedhjet/ SHBA, Italia dhe Britania: Më 30 qershor kemi vëzhgues

  • 5 years ago
Ndërkombëtarët kanë dhënë sinjalin e fundit se i njohin zgjedhjet e 30 qershorit dhe se do të jenë pjesë e tyre përmes grupeve të vëzhguesve, duke i dhënë fund një debati të paprecedentë që vijon ende tre ditë para zgjedhjeve, me opozitën joparlamentare, PD-LSI që nuk i njohin ato. 

Ndërkohë që OSBE/ODIHR ka sjellë grupet e tij të vëzhgimit prej kohësh në Shqipëri, edhe ambasadatat në vendin tonë do të monitorojnë zgjedhjet.

Ambasada Amerikane në Tiranë, ajo italiane dhe britanike, i kanë dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë për akreditimin e stafit të tyre vëzhgues për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Duke përgëzuar punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbarëvajtjen deri më tani të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor, selitë diplomatike në vendin tonë, kanë dërguar edhe listat me emrat e personave vëzhgues.  

Kërkesa e SHBA, Italisë dhe Britanisë së Madhe mban datën 25 qershor (italiania)dhe 26 qershor (SHBA dhe Britania e Madhe).

Recommended