Idrizi-akademikëve: Përfshihuni në debatin mbi falsifikimin e historisë së shqiptarëve të Çamërisë

  • 5 years ago
Vëllimi ?Këngë Popullore nga Çamëria? i autorit Fatos Mero Rrapaj ribotohet pas 35 vitesh nga Akademia e Shkencave. Libri vjen për lexuesin në kuadër të 75-vjetorit të Gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pikërisht në Javën Çame. Në të autori përshkruan historinë e Çamërisë, nëpërmjet këngëve edhe valleve, që Çamëria i ka patur traditë. Mbi vlerat e këtij botimi referuan studiuesit Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari dhe Shaban Sinani.

?Kënga popullore çame, e Fatos Rrapaj na mblodhi sot këtu për të promovuar këtë libër, që vjen nga Akademia e Shkencave në formë shkencore, pa prishur strukturën e veprës. Nuk ka pasur familje çame, që mos të ketë hyrë Fatos Mero Rrapaj, i cili ishte një njeri i thjeshtë, një roje në ndërmarrje, që shëtiste gjithë fshatrat ku ishin çamët, me ato tesha që kishte në dimër, ato kishte dhe në verë. Pasioni i tij ka bërë që ne sot të kemi një vepër?, shprehet studiuesi Hajredin Isufi.

Vlera e kësaj vepre që përfshin këngët legjendare, patriotike edhe të gjenocidit, por edhe të mbrojtjes së identitetit çam, janë të mëdha.

?Botimi i këngëve të dashurisë të mbledhura me dashuri nga Fatos Mero Rrapaj, ishte një akt i madh i këtij njeriu. Ndërsa, ribotimi i librit është po aq i rëndësishëm, një akt patriotik, që duhet vlerësuar?, shprehet Irakli Koçollari.

Recommended