Report TV - Demokratët kërkojnë lirimin e Bardh Spahisë/ Ademi: Arrestim politik!

  • 5 years ago
Pas mbylljes së protestës së sotme të opozitës, militantë të PD janë mbledhur përpara drejtorisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e ish-deputetit Bardh Spahia. Në protestë është parë edhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Ademi deklaroi se arrestimi i Bardh Spahisë ishte politik. Ajo komentoi situatën e krijuar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku kreu i qeverisë mbërriti për të prezantuar kandidatin për kryetar bashkie mes trazirave dhe protestave të organizuara nga militantët e PD. Ademi tha se dje ishte një nga ditët më të vështira të jetës së kreut të qeverisë.

"Nëse duhej arrestuar, do ishte arrestuar në flagrancë, t'i vinin prangat. Atë natë ke kemi shkuar bashkë për të qetësuar të rinjtë. I jemi vënë pas policisë për të parë tek cilat shtëpia do shkonin. Ne kemi qenë bashkë deri në orën 04:10 të mëngjesit. Mori makinën dhe u nis për Tiranë. Shumë nga të rinjtë kanë dashur t'i fusin në qeli edhe një natë më parë. Policia mund ta kishte kapur nëse do kishte bërë diçka të paligjshme. Është arrestim politik. Nuk mund ta mendoj që pas 80 viteve kthehemi edhe njëherë në diktaturë. Nuk e kam parë kryeministrin dje, por me kanë thënë se ai dje ka pasur një fytyrë të çartur përballë qytetarëve të Shkodrës që i dolën përpara, i mbuluar në djersë nga halli i mbijetesës dhe nga prezenca e atyre që kishte përballë, nga ai dhe frika për të mbrojtur nga ai që mbante atë çantën. Ne nuk kemi dalë atje të bëjmë diçkla të dhunshme. Kemi dalë atje për t'i thënë atë që donim me zë dhe figurë. Në Shkodër ka njerëz që kanë guxim të thonë të vërtetën. Rama dje ka qenë në hallin më të madh në ekzistencën e tij", tha Ademi.

Recommended