RTV Ora - Ministri Çuçi në Lushnje, domatja në vend të parë për eksport
  • 5 years ago
#rtvora
Domatja vijon të jetë ende në krye të eksporteve të prodhimeve bujqësore shqiptare drejt BE-së. Në katër muajt e parë të këtij viti eksporti i domates Made in Albania është rritur me 96% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi vizitoi nga afër një prej pikave të grumbullimit dhe serrave e cila për vitin 2018 ishte kompania e parë për eksportet e prodhimeve bujqësore me një volum prej 16 mijë tonësh. Fillimisht ministri u ndal tek serra e kultivuar me pjepër, e cila pritet të jetë nga të parat në vend që do të marrë çertifikimin e Global G.A.P.

Bledi Çuci : ?Ne do të synojmë që të gjithë fermat shqiptare të gjithë prodhuesit bujqësor shqiptarë të përpiqen të lidhin marrëdhënie me Global G.A.P. Kjo do të thotë se nëse ke çertifikim nga Global G.A.P cilësia është 100% e garantuar ?.

Cuçi vizitoi edhe pikën e grumbullimit prej nga ku nisen për çdo ditë kamionët me perime në Europë.

Bledi Çuçi : ?Qeveria i ka vënë një theks të veçantë forcimit të pikave të grumbullimit dhe duke garantuar shitjen dhe fermeri mbjell pa asnjë merak sepse me kontaratat që bëhen me pikat e grumbullimit e ka produktin e shitur. E dyta ka rol shumë të rëndësishëm në dipsiplinimin në rritjen e cilësisë se produktit bujqësor sepse duke qënë se fermeri është i lidhur me pikën e grumbullimit në mënyrë të pashmangshme sepse garonton shitjen atëhere grumbulluesi imponon dhe cilësinë?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ministri-cuci-ne-lushnje-domatja-ne-vend-te-pare-eksport
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended