Ekskluzive/ Presidenti Demi: Për Gegën e dija se ka ikur në Amerikë, Gjicit stadiumin ia bën FSHF
  • 5 years ago
Presidenti i Partizani, Gazmend Demi, në një intervistë për ?Report TV? ka folur për shumë tema që prekin klubin e kuq. Numri 1 i kryeqytetasve sqaroi largimin e trajnerit Gega si dhe thumboi presidentin e Kukësit Safet Gjici për ndërtimin e stadiumit të ri.

Trajneri i ri Franco Lerda, zgjedhja e juaj apo e drejtorit Olsi Rama

Falenderoj ju dhe televizionin tuaj për interesimin ndaj Partizanit. Siç e dini, e ka thënë edhe drejtori, mbas ikjes së Gegës për një problem familjar mbetëm dhe bëmë disa interesimi. E morëm italian sepse duam të arrijmë një nivel më lart sepse kuptohet për teknikën dhe të gjitha. Kishim disa trajner, por drejtori zgjodhi Franco Lerdën, që unë I kam dhënë besimin e plotë. Medojmë se do bëjmë një ekip më të mirë se sa e kemi patur në aspktin taknik, rregullit dhe disiplinës.

Shorti në Champions me Qarabag, do dëshironit një skuadër tjetër

Kuptohet që Qarabag është një ekip më me eksperiencë se ne. Ka shumë vite kampion i Azerbajxhanit, me kualitete të mira, ka qenë deri në grupet e ?Champions League?. Gjithsesi unë nuk kisha pretendim për ndonjë ekip tjetër sepse tek e fundit 11 me 11 luajmë. Unë kam besim te ekipi im, te stafi im, te drejtori. Me disa përforcime që do bëjmë besoj se është i kalueshëm.

Kompleksi i Partizanit. Gjici ka thënë se stadiumi i Kukësit do përfundojë më shpejt

Nuk e di çfarë ka thënë presidenti Gjici sepse atij stadiumin ia bën bashkia dhe federata. Ne si Partizanin po e bëjmë vetë. Unë nuk jam në garë se çfarë bën Gjici, unë shpresoj që ta mbaroj sa më shpejt.
Recommended