Ekskluzive/ Sizmologu grek për Report TV: Presidenti juaj është keqinformuar, tërmetet ...
  • 5 years ago
Në një lidhje ekskluzive telefonike për Report TV profesori grek i sizmologjisë Akis Tselentis, drejtor i Observatorit Kombëtar të Gjeodinamikës në Athinë, sqaron edhe njëherë se një lajm për një tërmet apokaliptik është i rremë. Gjatë intervistës për gazetarin e Shqiptaraja.com dhe Report TV Antonio Çakshiri, prof. Tselentis shprehet se ai asnjëherë nuk e ka thënë diçka të tillë ndërsa shpjegon deklarimet e tij të fundit në mediat greke ku flet lidhur me lëkundjet e fundit sizmike që goditën shtetin fqinj në javën e kaluar.
Sipas tij tërmetet nuk mund të parashikohen por është e ditur se mund të ndodhin. "Tërmetet me magnitudë 6 janë të zakonshme dhe mund të ndodhin në Athinë për shkak të zonës sizmologjike që ka vendi por kjo nuk do të thotë se do ndodhin nesër, pas 1 viti apo 2 vitesh" shprehet profesori grek.
I informuar në lidhje me letrën e presidentit Meta ku edhe citohet, prof. Akis Tselentis shprehet se "Presidenti ose është keqkuptuar ose i kanë dhënë informacione të rreme, sepse ai nuk e ka deklaruar diçka të tillë".
Profesori thekson se asnjëherë nuk ka referuar asgjë për Ballkanin në ato çfarë ka shprehur por vetëm për Athinën, dhe jo një parashikim, por një indicie minimale dhe aspak "apokaliptike".
Ndërsa i kontaktuar me e-mail nga Shqiparja.com dje, prof. Akis Tselentis u shpreh se diçka e tillë ishte qesharake.

Lidhja e plotë telefonike
Keni parashikuar së fundmi një tërmet të tillë siç shkruhet në letrën e presidentit Ilir Meta që iu citon ju?
Kurrë nuk kam dhënë ndonjë parashikim, kurrë!.
Unë vetëm kam folur vetëm për Athinën dhe kam thënë vetëm çfarë mund të ndodh nëse një tërmet magnitudë 6 bie në Athinë. Tërmete të tilla këtu janë të zakonshme por energjia e lëshuar nga tërmet magnitudë 6 është me e madhe se ajo nga magnitudë 5 se duhet të jemi gati për këtë skenar. As kam thënë që kjo do të ndodhë nesër, as një muaj, as për një vit apo dy vite.
Nuk e di si një gjë e tillë ka dalë se unë kurrë nuk e kam thënë diçka të tillë.
Pyetje: Po në fakt e kemi gjetur këtë lajm, presidenti ynë këtu në letër shkruan se tërmeti do të jetë shumë herë më i madh, dhe ai përdori emrin tuaj lidhur më këtë. Keni një koment?
Presidenti juaj ose është keqkuptuar ose i kanë dhënë informacione të rreme. Një tërmet i magnitudë 6 është 30 herë më i fortë se një tërmet i magnitudë 5 ndërsa ky është 30 herë më i fortë se një tërmet i magnitudë 4. Kjo është thjeshtë matematikë në sizmologji. Ajo që kam thënë unë është kjo! Jo se mund të ndodh një tërmet 30 herë më i fortë.
Athina është zonë sizmike dhe tërmete mund të ketë, këtë kam thënë.
Në mediat lokale kam thënë se në Athinë mund të ketë edhe ndonjë tërmet pak më të fort por jo se po presim një tërmet të mundshëm. Vetëm të jenë të përgatitur.
Nuk kam thënë asnjëherë asgjë për Ballkanin, dhe këto sa më sipër i referoj vetëm për Athinën. Dhe nuk bëra asnjë parashikim por vetëm një indikacion vetëm për Greqinë.
A janë tërmetet të parashikueshme?
Nuk mendoj se janë por në disa raste ...
Recommended