Report TV -Rruga Milot- Balldren/ Komisioni i Ekonomisë miraton kontratën
  • 5 years ago
Kontrata koncensionare për rrugën Milot-Balldren është miratuar ditën e sotme nga Komisioni i Ekonomisë.

Kjo kontratë është finalizuar vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita ka votuar kundër miratimit.

Rruga Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17,2 kilometrash. Ajo është pjesë e paketës ?1 Miliard për Rindërtim? dhe autostradës Adriatiko-Joniane.

Kujtojmë, se Ministria e Energjisë ka përzgjedhur kompaninë ANK, si fituesen e koncesionit me vlerë totale ndërtimi 161.5 milionë euro.
Recommended