Komisioni i Ekonomise, projektligji per pronat - (12 Korrik 2000)
  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Projektligjet për regjistrimin e pronave të paluajtshme dhe transferimin e tyre në duart e pushtetit lokal kanë futur edhe një herë në sherr pozitën dhe opozitën. Në diskutimin e sotëm në komisionin parlamentar të ekonomisë dhe financave demokratët e përfaqësuar nga nënkryetari Gjana kërkuan rikthimin në qeveri të këtyre projektligjeve.

Gjana tha, se iniciativat qeveritare janë të paqarta në trajtimin e pronave shtetërore, sidomos për rezidencat qeveritare, repartet ushtarake dhe hidrocentralet. Por socialistët kanë votuar për shqyrtimin nen për nen të projektligjeve për pronat edhe pse mes tyre kishte debat.

Në këtë projektligj parashikohet që brenda 18 muajve qeveria të miratojë listën përfundimtare të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore. Gjatë tre viteve rrugët, urat, portet, aeroportet, pyjet, parqet dhe transporti publik kalojnë tërësisht pronë e pushtetit lokal. Bashkitë jo vetëm shesin troje por edhe do t?i blejnë ato për qëllime publike.

Projektligjet për regjistrimin e pronave të paluajtshme shtetërore dhe transferimin e tyre pushtetit lokal do të miratohen brenda muajit Korrik, përpara se deputetët të nisen me pushime verore./tvklan.al

Gazetar ? Vladimir Lame


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended