Report TV - Vishaj: Presidenti nuk mundet të shfuqizojë dekretin e tij!
  • 5 years ago
Saimir Vishaj, kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë thotë se Presidenti nuk mundet të shfuqizojë dekretin e tij, dhe se këtë mund ta bëjë vetëm Gjykata Kushtetuese.

"Kjo nuk është e shkruar në asnjë dispozitë të kushtetutës, ku janë kompetencat e presidentit. Presidenti mund të shfuqizojë ligje, por jo të shfuqizojë dekretin e tij. Dekretin e tij e shfuqizon vetëm Gjykata Kushtetuese", tha Vishaj.

Në një intervistë për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta, avokati i njohur thotë se dekreti për anulimin e zgjedhjeve nuk mund të kalojë në Kolegjin Zgjedhor, pasi sipas tij, vetë ky institucion është i papajtueshëm me ligjin.

Kjo është një situatë, ku sipas tij, nuk mund të ketë ndërhyrje juridike. E gjitha është në dorë të politikës.

"Palët duhet të ulen në tavolinë. Nuk ka ndërhyrje juridike për sa kohë nuk kemi një pushtet gjyqësor", tha Vishaj gjatë intervistës.

Sipas tij, shkarkimi i Presidentit nuk është zgjidhja e duhur në këtë moment krize politike.
Recommended