Pendarovski kunder shkembimit te territoreve

  • 5 years ago
Pas përplasjeve të fundit, në distancë, mes krerëve të Serbisë dhe Kosovës, lidhur me arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dypalëshe për çështjen e kufirit, përfshirë këtu dhe mundësinë e korrigjimit të tij, shkëmbimin e territoreve, apo edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski tha se kjo e fundit është një ide anakronike që nuk mund të sjellë asgjë të mirë:

?Është e papërgjegjshme të bisedohet për një ide në esencë të tmerrshme për shkëmbim të njerëzve dhe qytetarëve në shekullin XXI. Për të fundit herë një punë e tillë, me mbështetjen e fuqive të mëdha, ka ndodhur para rreth një shekulli, në vitin 1923. Pyeteni edhe Greqinë, edhe Turqinë, të cilat edhe sot e kësaj dite bartin pasojat e këtij shkëmbimi të njerëzve dhe territoreve?, tha presidenti Pendarovski, duke nënvizuar se nuk mund të paramendojë të ndodhë diçka më e tmerrshme nëse ndodh që dikush me të vërtetë të mendojë seriozisht të fillojë realizimin e një projekti të tillë.

I këtij mendimi është edhe profesori Vlado Buçkovski, ish-kryeministër i Maqedonisë. Duke folur për televizionin tonë, në emisionin Klan Debat, zoti Buçkovski tha se marrëveshja më e mirë, pa pasoja për rajonin, do të ishte sikur Prishtina e Beogradi të merren vesh për njohjen e kufirit të tanishëm.

?Ka kaluar koha e shteteve të mëdha. Tani është koha për Evropën e Madhe, kështu që lehtësimet e tipit ?një ndalesë?, rrëfimet se do të ketë kufij të hapur ose vetëm një polici kufitare apo një doganë ? kjo do të bëhet modë në rajon, sidomos tek shtetet sikurse jemi ne, Serbia, Shqipëria, Kosova, që ende nuk jemi pjesë e Bashkimit Evropian?, thotë për Televizion Klan ish-kryeministri maqedonas Vlado Buçkovski.

Sipas tij, do të ishte mirë që Kosova e Serbia të ndjekin përvojën e Maqedonisë me ?Marrëveshjen e Ohrit?, për shkak se ajo u tregua si e qëndrueshme në raport me ?Marrëveshjen e Dejtonit? për Bosnjën, apo edhe me ?Marrëveshjen e Kumanovës? mes Kosovës e Serbisë që sot e kësaj dite janë të debatueshme.

Recommended