Pendarovski: Paktet me fqinjët, më të mira të mundshme

  • 5 years ago
Kandidati për President, Stevo Pendarovski dje zhvilloi fushatë në Kratovë dhe Probishtip, kurse në tubimin e mbrëmshëm qendror të mbajtur në Shtip tha se qytetarët te dielën duhet të dalin në mënyrë masive dhe të rrethojnë numrin 3. Pendarovski duke përmendur marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen për çështjen e emrit me Greqinë, tha se pushteti aktual ka bërë më të mirë për ardhmërinë e vendit, gjë të cilën sipas tij, pushteti i kaluar nuk e beri me dekada. Kandidati i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni sot do t?i vizitojë qytetarët në Valandovë, Dojran, Bogdanc, ndërsa në Gjevgjeli do të mbahet tubimi qendror.

Recommended