Kurti: Rama, kunder shkembimit te territoreve

  • 5 years ago
5 ore takim me Edi Ramën, e kanë bindur Albin Kurtin, kryeministrin e ardhshëm të Kosovës se kryeministri shqiptar nuk mbështet tezën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
?Kryeministri shqiptar nuk është për shkëmbim territori...?
Ne një deklaratë për mediat në Tiranë, Kurti flet për takimin e të premtes në mbrëmje me Ramën dhe dakordësitë që kanë arritur për të vijuar me mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta të 2 qeverive.
Propozimet për Schengenin Ballkanik, apo një ministri shtetit për marrëdhëniet mes dy vendeve mes dy qeverive, thotë se pret t?i shohë të hartuara në letër.
Kurti flet dhe për prioritet e tij si kryeministër i ardhshëm i Kosovës, e me këtë rast i kujton dhe Presidentit Thaçi se puna e tij është të firmosë dekretin e mandatimit të tij si kreu i qeverisë.
Dialogun me Serbinë thotë se do ta udhëheqë vetë, ndërsa ka gati dhe vendimin për taksën 100 % më këtë shtet.
Albin Kurti mori pjese ne samitin e paqes, një forum i organizuar në Tiranë ku tha se ndihej si në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Recommended