Zbulohet skema e mashtrimit/ Shisnin margarinën për gjalp, Çuçi: Ndëshkim çdo abuzuesi
  • 5 years ago
Një skemë mashtrimi është zbuluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ku disa subjekte, importonin margarinë nga vendet jashtë shtetit dhe më pas ia kanë shitur konsumatorit shqiptar si gjalp.

Përmes një videoje të shkurtër AKU ka ilustruar të gjithë skemën e mashtrimit. Produkti me yndyrë bimore pasi importohet nga Ukraina, me mangësi në dokumentacionin shoqërues, zhdoganohet si margarinë dhe më pas shpërndahet në operatorë të tjerë të zinxhirit ushqimor. Importuesi e faturon margarinën si gjalp. Marketet as që nuk e kontrollojnë fare vlefshmërinë e dokumentacionit shoqërues të produktit dhe e shesin duke e keq-etiketuar si gjalp.Ministri Çuçi tha gjatë fjalës së tij se është i vendosur për të mos lejuar asnjë operator që abuzon me ushqimet në treg dhe vë në rrezik shëndetin e konsumatorëve. Ai kërkoi përfshirje në këtë betejë të të gjithë aktorëve për ta luftuar fenomenin në tërësi. Çuçi përmendi gjithashtu ristrukturimin që do t?i bëhet Autoritetit Kombëtar të Ushqimin, ligjin e ri për shërbimin veterinar dhe ndryshimet në Kodin Penal.

?Nuk do të tolerojmë asnjë abuzues që tenton të mashtrojë konsumatorin shqiptar për qëllime fitimi. Kodi Penal do të miratohet shumë shpejt. Do të ndëshkojmë çdo abuzues që bëhet pjesë e një skeme të tillë si kjo e margarinës me gjalpin. Të gjithë inspektorët që merren me sigurinë ushqimore, nëse bëhen pjesë e këtyre skemave, jo vetëm që do të ikin nga puna, por do të shkojnë edhe në burg. Operatorët e biznesit i ftoj të bëhen pjesë e kësaj beteje sepse është në interes të tyre. Ftoj qytetarët të denoncojnë pa frikë çdo rast që ata konstatojnë se është cenuar siguria ushqimore?, tha Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

B.K./r.k.
Recommended