Rekomandimi, Rama: E prisja, hapi i dyte vendimi politik i KiE

  • 5 years ago
Vendimi i Komisionit Europian që rirekomandon çelje të negociatave thotë se ishte i pritshëm për të dhe se Shqipëria e ka merituar, pasi ka përmbushur të gjitha detyrat e saj, por Edi Rama pranon se nuk ka asnjë ide mbi vendimi e Këshillit Europian, i cili ka fjalën e fundit në këtë proces.

Nëse opozita nuk do të kishte djegur mandatet dhe nuk do ishte duke protestuar, Rama thotë se Shqipërisë do t'i hapeshin negociatat. Ndaj i bën apel Lulzim Bashës për vendin dhe jo për qeverinë, deri në këtë vendimmarrje të rëndësishme të heqë dorë nga aksioni opozitar, i nisur prej Shkurtit.

Apel për klasën politike ka dhe Ambasadori Soreca, edhe pse përsërit fjalët e Mogherinit, se BE nuk do të ndërmarrë asnjë iniciativë për të negociuar krizën.

Propozimin e Presidentit, që shprehu gadishmërinë për të ndryshuar datën e zgjedhjeve e refuzon dhe ripërsërit se socialistët, në 30 Qershor do të shkojnë në zgjedhje.

Rama nuk përgjigjet nëse ka një rrugë tjetër veç letrave publike për Lulzim Bashën, për t'i ofruar opozitës për ta ulur në tryezën e dialogut, ndërsa pranon se edhe pas letrës së tij të 6 mori një ditë pushim, po e mendon që mos ta lerë me kaq.

Tv Klan

Recommended