Gjyqtarja ne pranga: E prisja arrestimin, eshte politik | Lajme-News

  • 3 years ago
Në hyrje të Gjykatës së Posaçme, Mimoza Margjeka, Gjyqtarja e Apelit të Korçës, akuzoi policinë për parregullsi në shoqërimin e saj.

?Ju nuk dini ku të më çoni më çuat në bodrumin e Gjykatës së Shkallës së Parë?.

Gjyqtarja është shoqëruar tre orë me vonesë, sepse siç tha ajo, urdhri i shoqërimit në gjykatë nuk i kishte shkuar në formën e duhur ligjore.

?Ca shteti jeni ju more? se kështu është shteti pa asnjë shkresë?.

Para se te futej në gjykatë, Margjeka tha se arrestimi i saj ishte politik për shkak të vendimit që dha për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

?E prisja prej një viti arrestimin, Jam e kënaqur që e bënë?.

Në gjyq doli bashkëshorti i saj, Arben Cara, avokati Skënder Demiraj, si dhe Fatjon Zhilla dhe Oltion Bali. Prokuroria tha se ata u përfshinë në një skemë korrupsioni për lirimin nga burgu të Nejton Balit. Avokati Demiraj i mohoi akuzat. Gjyqtarja Margjeka u shpreh se prokuroria nuk ka asnjë provë për implikimin saj.

Në fund gjykata la të pa ndryshuar masat e sigurisë, dukë lënë arrest shtëpie gjyqtaren Margjekaj dhe avokatin Demiraj, ndërsa tre të tjerët do të vazhdojnë të hetohen me masën e arrestit në burg.

Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended