Report TV - Thaçi qytetar nderi i Hasit: Kosova e Shqipëria do të bëhen një
  • 5 years ago
Jemi ndarë padrejtësisht, është koha që të bashkohemi. Kështu është shprehur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para qytetarëve të Hasit, nga ku është nderuar me titullin ?Qytetar Nderi?. Para qytetarëve hasian ai tha se momenti kur Shqipëria dhe Kosova do të jetojnë bashkë, pa kufi do të jetë shumë e afërt.

"Të jeni të sigurtë që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodhë", tha presidenti i Kosovës.

Thaçi tha se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet. Ai tha se ka ardhur momenti të punohet mençurisht, duke nënkuptuar largimin e pikave kufitare që sipas Thaçit janë të imponuara padrejtësisht

Për çmimin Thaçi tha se ky nderim është një moment i veçantë në jetën e tij, moment të cilin ja dedikon UÇK-në, heronjve të kombit, dëshmorëve, martirëve dhe luftës së drejtë për liri.

Titulli ?Qytetar Nderi? iu dha me motivacionin "për kontributin e pazëvendësueshëm për çlirimin e trojeve shqiptare, si lider politik i UÇK-së, si dhe për vlerësimin që presidenti Thaçi i ka dhënë popullit hasian si mbështetës i denjë gjatë luftës së Kosovës?.
Recommended