Report TV - Gjinushi Akademia e Shkencave do të ndryshojë rrënjësisht
  • 5 years ago
Detyra dhe përgjegjësia kryesore e gjithkujt që kërkon dhe ka nderin të bëhet pjesë e drejtimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të këtij institucioni elitar të shkencë" me këto fjalë e ka nisur shpalosjen e platformës së tij, Skënder Gjinushi i cili kandidon për tu bërë kryetar i Akademisë së Shkencave.

Më pas Gjinushi ka deklaruar se Akademia ka nevojë për një riorganizim totla dhe më pas ky Intitucion do të kryej punën ashtu siç duhet.

Gjinushi ka shtuar se Akademia e Shkencave do të kthehet nga institucioni që ishte nën presion për t?u reformuar, në institucionin që drejton dhe nxit reformimin e sistemit të shkencës dhe të vetë Akademisë.

Pjesë nga fjala e Gjinushit:

"Akademia e Shkencave nuk mund të luajë rolin e misionin e saj, pa vendosur kontakte ligjore komunikimi me Këshillin e Ministrave, Komisionin e Kuvendit dhe organet politikbërëse të shkencës në vend. Ligji i ri parashikon format e këtij bashkëpunimi, por duhet që këto të reflektohen edhe në ligjin e ri për shkencën e sidomos që, vetë kjo Asamble, Kryesia e re të imponohen, në bërjen e tyre efektive. Asambleja si organ këshillimor për politikat për shkencën dhe zbatimin e tyre duhet të dijë të këshillojë, por edhe të dëgjohet.
Riorganizimi i administratës, rikonceptimi i saj, vendosja e një drejtuesi administrativ, do të realizojnë një ndarje më të qartë midis rolit të Kryesisë e të administratorit. Kryesia është së pari drejtuese e Asamblesë e jo e Administratës, përgjigjet kryesisht për realizimin e politikave dhe objektivave të përcaktuara nga Asambleja e jo për shpenzimet.
Recommended