Speciale - Shqipëria 10 vite në NATO, Report TV në anijen ushtarake
  • 5 years ago
Së bashku me forcat ushtarake edhe marina shqiptare është duke kremtuar 10-vjetorin e saj si pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut NATO. Në kuadër të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me aleatët marina shqiptare është vizituar nga Evertsen Fregata e 4 e ushtrisë Holandeze dhe Fregata Toronto e ushtrisë kanadeze. ReportTv ka ndjekur nga bordi i Evertsen këtë stërvitje, ku për komandën e kësaj anije z. Sjoerd Feenstra ushtria shqiptare mbetet një aleat i rëndësishëm.

Gazetari Arsen Rusta: Ju jeni pjesë e NATO-s si dhe ne, sot keni bërë stërvitje me ushtrinë tonë në detin Adriatik, çfarë është kjo stërvitje?
Ky është një ushtrim se si të mbrojmë një grup anijesh, çka është e rëndësishme pasi jemi të gjithë pjesë e NATO-s dhe duhet të jemi në gjendje të mbrojmë njëri- tjetrin. Dhe duhet të praktikohemi çdo ditë. Është njësoj si një ekip futbolli me lojtarë të ndryshëm dhe duhet të trajnohemi. Anija është 14 vjeçare deri tani, kjo është një komandë ajrore Fregatë, pasi radarët tanë sistemi ynë është në gjendje të mbrojë hapësirën ajërore për aeroplan mbajtësit nga raketat dhe bombat. Sapo largohemi disa milje në det të hapur bazuar në tre kolona atë të përballjes me piratët luftimit asimetrik dhe mbushjes me karburant, nis stërvitja ushtarake në det të hapur.

Brenda kësaj anije, e cila ngjason me një bazë ushtarake të lëvizshme jetesa e përditshme shoqërohet me normalitet. Patëm mundësinë të shihnim nga brenda festimin e një ditëlindje, ku një prej ushtarakeve festoi 21-vjetorin, por pa të drejtë filmimi. Ndërsa në mesditë stafi na ftoi të drekonim së bashku me ta në mensën e ushtrisë.
Recommended