Report TV - Anija ushtarake Butrinti niset për mision në operacionet e NATO-s në detin Egje

  • 6 years ago
Anija ?Butrinti? e Forcës Detare niset në operacionin e NATO-s "Sea Guardian" në detin Egje. Në ceremoninë e nisjes së kontigjentit të shtatë në këtë mision ka marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ajo ka vlerësuar se "Butrinti" është e pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mbrojtëse, ndërsa një mesazh të drejtpërdrejtë pati për ushtarakët shqiptarë të angazhuar në këtë mision.

"Jeni një shembull shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë. Me vetëmohim jeni angazhuar në të gjitha situatat e vështira të ardhura edhe nga natyra. Jeni të parët në përballimin e çdo vështirësie. ?Butrinti? do ta çojë më përpara emrin e mirë që FA kanë vendosur në çdo mision të Aleancës. ?Butrinti? e mirëpajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mbrojtëse", u shpreh Xhaçka.

Recommended