Mberrin trupi i Major Tanushit

  • 5 years ago
Pas përcjelljes me nderimet më të larta ushtarake në aeroportin e Rigës në Letoni, trupi i pajetë i Major Klodian Tanushi mbërriti në atdhe rreth orës 13:15. Arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar iu dorëzua rojeve të nderit të ushtrisë sipas protokollit ushtarak.

Në aeroportin 'Nënë Tereza' ishin familjarë, të afërm, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, ushtarakë si dhe ateshe të huaj në vendin tonë.

Pas ceremonisë në aeroportin "Nënë Tereza", trupi i pajetë i 39-vjeçarit u përcoll për në banësën e familjarëve të tij.

Homazhet për komandantin e kontingjentit shqiptar në Letoni, do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar dhe më pas do t?i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve.

39-vjeçari Klodian Tanushi, baba i tre fëmijëve humbi jetën në krye të detyrës në bazën ushtarake të NATO-s, Camp Adazi në Letoni, gjatë një procesi çminimi së bashku me nëntetaren Zarife Hasanaj.

Tv Klan

Recommended