RTV Ora - Ditëlindja që u kthye në mort, 24-vjeçari që drejtonte makinën kishte dalë për të festuar

  • 5 years ago
#rtvora
Ishte planifikuar si një festë mes miqsh por për fat të keq për dy prej tyre u kthye në tragjedi.

24-vjeçari V.C i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e plagëve të marra në aksidentin e mbrëmjes së të martës në rrugën Kavajë-Rrogozhinë mësohet se kishte ditëlindjen dhe kishte ftuar dhe dy miqtë e tij për të festuar në lokalet e natës në Tiranë.

Ata kishin marrë me qira makinën tip "Benz" me targe AA 615 VO por sapo janë nisur nga Kavaja janë aksidentuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22.30 në dalje të qyteti të Kavajës, ku drejtuesi i mjetit tip Benz ( marrë me qira), me targe AA 615 VO, shtetasi V.C, 24 vjeç për të shmangur disa këmbësorë që tentonin të kalonin nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër ka humbur kontrollin mbi mjet, edhe si pasojë edhe e lagështirës mjeti êshtë përplasur me tabelën e një karburanti.

Nga aksidenti i rëndë humbi jetën në vend Lumturie Demrozi, 48 vjeçe, nëna e dy vajzave e cila ishte kalimtare dhe Gentian Belba, 28 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ditelindja-qe-u-kthye-ne-mort-24-vjecari-qe-drejtonte-makinen-kishte-dale-te-festuar-me-miqte
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended