RTV Ora - Partizani ul me këmbë në tokë Kukësin, Gjoka: Synojmë Kupën e Shqipërisë

  • 5 years ago
#rtvora

Me titullin tashmë në duart e Partizanit, Kukësi është rikthyer me këmbë në tokë dhe ka hedhur sytë nga fitorja e Kupës së Shqipërisë. Një gjë e tillë u konfirmua nga trajneri i verilindorëve, Ernest Gjoka në konferencën për shtyp pas disfatës 3-2 ndaj Luftëtarit.

"Ishin dy gabime që me pak më shumë qetësi mund t'i kishim kaluar. Kjo ishte e gjitha sepse në përgjithësi mendoj se skuadra krijoi volum loje, riktheu rezultatin, por duhet të ishim akoma dhe më vigjilent. Do fokusohemi totalisht te finalja sepse kampionati është i mbyllur. Partizani sot arriti që të shpallet kampion. Unë i uroj shumë suksese, pasi unë e kuptoj se si është të dalësh kampion. Sa vuajtje, lodhje e mundim ka. Kështu që për ne është të zbresin në fushë dhe të marrim Kupën, kaq. "-tha mes të tjerash Gjoka.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/partizani-ul-me-kembe-ne-toke-kukesin-gjoka-synojme-kupen-e-shqiperis

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended