Stop - Baldushk, banoret bashkejetojne me derrat, institucionet ngrene supet! (10 maj 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Banorët e Baldushkut i janë drejtuar emisionit ?Stop? për problemin e ngritjes së një stalle derrash afër banesave të tyre. Ata thonë, se era është e padurueshme dhe uji është bërë i papërdorshëm. Po kështu nuk po munden të vadisin më as tokat, për shkak të cilësisë së ujit.

Banori 1: Jam banor i kësaj lagje dhe i jam drejtuar emisionit ?Stop? sepse nuk kam gjetur zgjidhje tjetër. Ka 4 -5 vite që është ndërtuar kjo stallë derrash dhe sa vinë e shtohen derrat. Problemi qëndron se shkarkimi i ujërave të zeza derdhet në përrua, ka prishur ujin e pijshëm, përroin, ne vetëm atë kishim pa lekë. Blemë ujë për të pirë, ndërsa për tu larë kemi ujin e pusit. Nga ora 7-8 në mëngjes është një erë shumë e keqe dhe pasdite po ashtu është e njëjta situatë.

Banori 2: Jemi ankuar disa herë tek bashkia, tek komuna nuk kemi gjetur asnjë zgjidhje,. Thonë e kemi gjobitur po nuk ka ndodhur asnjë gjë. Më mirë të rrish në banjo sesa të rrish këtu. Nuk hapim dot dritaret.

Banori 3 :Kishim takim më administratorin dhe na thanë do merren masat, por nuk pamë asnjë ndryshim ka 5 vite. Mos te ketë aromë më, të mos derdhen ujërat e zeza në lumë sepse ne kemi puset aty. Këtu nuk bëhet fjalë të gjesh ujë të pijshëm.

Administratori i njësisë administrative Baldushk shprehet, se është në dijeni të shqetësimit të banorëve, por nuk ka kompetenca, për të zgjidhur situatën. Pasojat, sipas tij, janë helmuese, për shkak të ndotjes së ujit.

Administratori: Unë kam shkuar vetë fizikisht në terren. Nuk jetohet, se po flas si bashkëkatundari?,po nuk jetohet. Po përderisa shteti i ka dhënë leje, ca të të them unë tani..?!

Edhe institucionet përkatëse kanë kthyer përgjigje, sepse është e detyrueshme, brenda afatit 7-ditor duhet të kthejë përgjigje. Pra, unë i kam të gjitha ato. Edhe ato, që kanë inspektuar. Kanë inspektuar.

Gazetarja: Çfarë ndryshimi ka përgjigja e kthyer tani me atë të para dy viteve?

Administratori: Nga njëra palë thotë po, i plotëson kriteret, kushtet, që të funksionojë si biznes privat, por duke iu përmbajtur kritereve, që kanë marrë lejen e zhvillimit ose lejen mjedisore.

Gazetarja: Po, por ju e dini, që nuk i përmbahet kritereve.

Administratori: S?e di, se nuk jam unë specialist, nuk jam ekspert.

Gazetarja: Po pra po, por nga shqetësimet e banorëve dhe ngaqë ti ke qenë aty vetë.

Administratori: Mbase banorët kanë xhelozi.

Gazetarja: Kanë xhelozi për aromën, që vjen aty?

Administratori: Sepse nuk është vetëm kjo stallë derri. Po të kontrollosh në të gjithë Tironën, mund të ketë 500 të tilla.

Gazetarja: Ka, por janë larg qendrave të banimit.

Administratori: S?jam dakord!

Gazetarja: Mund të ketë, por mund të kenë marrë masa të tjerët po, por aty masat nuk më duken të marra.

Administratori: Pikërisht këtë po të them dhe unë. Unë si Ilir, si administrator, si banor i kësaj zone, si bashkëfshatar i këtyre banorëve. shqetësohem...

Recommended