Report TV -Basha sulmon Mogherinin nga Pogradeci

  • 5 years ago
Lulzim Basha nuk e kurseu gjuhën e ashpër për përfaqësuesen më të lartë të politikës së jashtme të BE-së Federika Mogherini , e cila krah Edi Ramës në Tiranë u shpreh optimiste për hapjen e negociatave.

? Me Ramën nuk ka zhvillim as përparim, miqtë e tij që vijnë për qokat e fundit para se tu mbarojë mandati se shpëtojnë dot, sepse është Edi Rama problemi kryesor për hapjen e negociatave sepse është i lidhur me krimin. Prej 6 vitesh na mbyllet dera e Europës. Pa lirinë e votës nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mundësi, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen?, tha Basha.

Recommended