Veliaj: Mandatin e dytë transport publik në elektrik; rikuperuam financat e falimentuara publike
  • 5 years ago
Në katër vitet e ardhshme, Tirana do të transformojë tërësisht transportin e saj publik, nga mjete që punojnë me lëndë djegëse dhe që ndotin mjedisin, në një flotë tërësisht elektrike e miqësore me natyrën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin me temë ?Green Cities = Improved Lives?, pjesë e Forumit të Biznesit të BERZH-it për vitin 2019 që mbajti punimet në Sarajevë, në të cilin theksoi se Tirana gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi politikave mjedisore. Ai renditi disa nga nismat që kanë sjellë një përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit, që nga mbjellja e pemëve, shtimi i hapësirave pedonale, këndeve shlodhëse, korsitë e biçikletave apo ditët pa makina.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë bashkëpunimin me BERZH-in me një sërë projektesh të tjera që nxisin përdorimin e mjeteve ekologjike të transportit dhe një qytet të gjelbër. ?Ambicja jonë është që në mandatin e dytë, pjesën më të madhe të financimeve të BERZH, t?i fokusojmë në atë që quhet ?Programi i Qyteteve të gjelbra?, ku duam t?i japim fokus shumë të madh transportit elektrik. Kemi ecur shumë mirë me biçikletat, me taksitë elektrike; tani është radha e autobusëve dhe duam të financohet ky program?, tha Veliaj.
Recommended