Reforma Zgjedhore nis pa opoziten “e vjeter”

  • 5 years ago
Ndonëse opozita refuzoi pjesëmarrjen në rolin e vëzhguesit në komisionin e riformatuar të Reformës Elektorale, socialistët përmes bashkëkryetarit Damian Gjiknuri në të parën mbledhje konstituimi, ripërsëritën ftesën në adresë të demokratëve.

Damjan Gjiknuri: Kanë një karrige bosh në çdo kohë që duan të marrin pjesë. Kjo është një ftesë e hapur, edhe pse kanë zgjedhur një rrugë jo demokratike. Jam i bindur që një ditë do të ndodhë, pavarësisht nga retorika e çastit.

Mungesa e opozitës nuk kaloi pa kritikat e ambasadorëve të cilët ishin të pranishëm në mbledhjen e Komisonit.

Susanne Schütz,  Ambasadore e Gjermanisë në Tiranë: Mirëpresim faktin që puna për reformën zgjedhore po vazhdon, pavarësisht faktit se e ashtuquajtura opozita e vjetër u largua nga Parlamenti. Pa zvogëluar rolin e opozitës së re, dua të them se është për të ardhur keq që PD dhe LSI nuk e kanë pranuar ftesën tuaj për t?u bërë pjesë e këtij procesi të rëndësishëm.

Vështirë që edhe ky komision i ri të shuajë ndasitë mes palëve, ccka u vu re që në nisje të prioriteteve që duhen përmbushur.

OSBE-ODIHR-i preferon të qëndrojë larg debatit politik për ndryshimin e sistemit, duke i?a lënë në dorë klasës politike.

Bernard Borchardt Ambasador i OSBE-së : Nuk do të ketë rekomandime nga OSBE se cili do të ishte sistemi më i mirë për venditin tuaj, pasi këtë duhet ta zgjidhni vetë, por ne kemi një përvojë të akumuluar për secilin sistemin që ju do të zgjidhni.

Komisioni i riformatuar i Reformës Zgjedhore pritet që brenda Majit të ketë gati draftet me ndryshimet ku do të reflektohen rekomnadimet e OSBE-ODIHR-it, ndërkohë që çështje si ajo e teknologjisë në zgjedhje, vota e emigrantëve apo ndryshimi i sistemit elektoral  do të jenë objekt i punës pas muajit Shtator.

Tv Klan

Recommended