Parlamenti nis pa opoziten

  • 6 years ago
Në të njëjtin orar kur Parlamenti do të mblidhet në të parën seancë plenare për këtë sesion, opozita do të zhvillojë një mbledhje në Shkodër.

Pas takimit me aleatët, Lulzim Basha ka vendosur të drejtojë një mbledhje të jashtëzakonshme për të dhënë mesazhin e qëndresës kundër mbështetjes që sipas tij qeveria po i jep krimit.

Në këtë qytet në 3 muajt e fundit janë kryer një seri vrasjesh që demokratët besojnë se kanë lidhje me qeverisjen, pasi për ta krimi bekohet nga qeveria Rama, ndaj dhe kanë vendosur si prioritet absolut përgjatë këtij sesioni parlamentar çlirimin e qeverisjes nga krimi.

Këto çështje demokratët i kanë shtruar dhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ku u miratua kalendari 3-javor i punimeve të Parlamentit.

Me propozim të mazhorancës është vendosur që dekreti i Presidentit që rrëzon ligjin për teatrin e ri t'i dërgohet kuvendit për votim në seancën e datës 20.

"Kërkoi më shumë kohë Shalsi për të parë arsyetimin e Presidentit për rrëzimin e ligjit", tha deputeti Ulsi Manja.

Sa i takon reformës në drejtësi, demokratët kanë një ofertë për socialistët të cilët kërkojnë konsensus për ligjin e magjistraturës.

"Të rishikojmë 6 ligjet e reformës që u miratua pa konsensus", u shpreh deputeti demokrat Edmond Spaho.

Ofertë që Manja lë të kuptohet se nuk do të pranohet nga socialistët.

"S'ka kthim mbrapa, reforma do të zbatohet".

Recommended