Report TV -Lezhë/ Organizohet për të dytin vit radhazi festivali i gastronomisë

  • 5 years ago
Eshtë organizuar në Lezhë festivali i gastronomisë "Lezha Gatuan". Në prag të sezonit turistik ky event bëri bashkë guzhinierët më të mirë të zonës dhe jo vetëm, duke sjellë në këtë panair krijimtari, shije dhe traditë.

Mjeshtrat e kuzhines thonë se organizime të tilla janë mjaft të nevojshme për promovimin e gastronomisë lokale.

I pranishem në këtë event ishte edhe kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj i cili ka ftuar turistet që ta frekuentojnë këtë rajon, pasi sipas tij është një zonë që ofron larmi zgjedhjesh.

Festivali i gastronomisë "Lezha Gatuan" është organizuar për të dytin vit radhazi në këtë qytet kjo si një mënyrë për të promovuar gatimet tradicionale të zonës.

Recommended