RTV Ora - Kryemadhi akuza Ramës: Hodhi në treg ndarjen e Kosovës
  • 5 years ago
#rtvora

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, gjatë fjalimit të saj në Konventën Kombëtare të mbajtur një ditë më parë adresoi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj guxoi të hedhë në treg edhe ndarjen e Kosovës.

Sipas saj, Rama e ka zëvendësuar trëndafilin e Partisë Socialiste me oturakun e qarqeve antishqiptare dhe si në politikë ashtu dhe në diplomaci flet me gjuhën e PPP-ve.

Kryetarja e LSI-së thekson se u desh një Samit i tërë europian, duke iu referuar samitit franko-gjerman në Berlin, për t?i thënë një JO të madhe pazarxhinjve të trojeve shqiptare.

Monika Kryemadhi: Unë jam e bindur se stabilokracia pa demokraci, nuk funksionon. Prandaj nuk kemi sot nevojë për stabilokratët, por kemi nevojë për të rinjtë dhe të rejat, për ata politikanë që duan të luftojnë që ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Dhe meqenëse jemi te frika e të bërit të precedentit rajonal, po ju drejtohem më shumë të huajve sesa shqiptarëve nga kjo konventë. Dëmin e parë të këtij regjimi kriminalo-oligark, që ka instaluar Edi Rama në Shqipëri desh e pësuan vëllezërit tanë në Kosovë. Pikërisht prej këtij regjimi që në themel të tij ka pazaret dhe jo transparencën.

Pikërisht se formati i pazareve të oligarkisë dhe krimit e ka të shndërruar në skemë dhe format politik dhe diplomatik. Pikërisht se trëndafilin e Partisë Socialiste e ka zëvendësuar me oturakun e qarqeve antishqiptare. Pikërisht sepse dhe në politikë dhe në diplomaci flasin me gjuhën e PPP-ve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kryemadhi-akuza-rames-hodhi-ne-treg-ndarjen-e-kosoves-u-desh-nje-samit-europian-ti-thene-jo
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended