Me shume aksidente ne pune

  • 5 years ago
Aksidentet në punë mbeten shqetësuese për autoritetet. Gjatë një takimi të Këshillit Kombëtar të Punës në Ditën Ndërkombëtare, ministrja e Financave dhe Ekonomisë thotë se për këtë shkak janë rritur kontrollet nëpër kompanitë për të parë kushtet e punës.

"Në vitin 2018 janë 195 të aksidentuar në punë. Pjesa më e madhe janë në ndërmarrjet e prodhimit, minierave, dhe sektorin e ndërtimit. Numri i inspektimeve në kompani për aksidente në punë është rritur nga 115 në 162 nga 1 vit më parë", thotë Anila Denaj.

Sipas kreut të Inspektoritatit të Punës, vetëm gjatë 3-mujorit të parë të 2019 kanë ndodhur 42 aksidente në punë, prej të cilave 13 punonjës kanë humbur jetën.

"Për periudhën Janar - Mars të 2019 janë regjistruar 42 raste të aksidenteve në punë, 43 punëmarrës të aksidentuar ku prej 13 prej këtyre aksidenteve kanë rezultuar fatale për jetën e punëmarrësve. Shënon një ulje 6% numri i punëmarrësve të aksidentuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar".

Gjatë 3 mujorit të parë të 2019-ës janë inspektuar 3533 subjekte, sipas të cilave 891 punonjës punojnë pa kontratë individuale, kundrejt 191 punëmarrësve pa kontratë.

Recommended