Policia Rrugore bën bilancin: 6 jetë më shumë të shpëtuara e 133 aksidente më pak se në 2018-ën

  • 5 years ago
Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore, Skënder Ismaili ka dalë në një deklaratë për mediat pasditen e sotme ku ka folur në lidhje me masat e Policisë Rrugore. Në këtë deklaratë për shtyp Ismaili ka deklaruar se përgjatë 8 mujorit të këtij viti, në vendin tonë janë shënuar 133 aksidente më pak si dhe 6 jetë më shumë të shpëtuara në raport me vitin e kaluar.

Ndërkohë që përgjatë këtij 8 mujori janë 20 000 gjoba më pak se në vitin 2018. Për sa i përket muajve të verës, Shefi i Sektorit për Sigurinë Rrugore ka deklaruar se janë 57 aksidente më pak, 4 të vrarë më pak dhe 18 të plagosur rëndë dhe 28 të plagosur lehtë më pak, se e njëjta periudhë e vitit 2018. Më tej Ismaili ka thënë se janë monitoruar me shërbime patrullimi rrugor për 24 orë akset me fluks të shtuar: - Tiranë - Fushë Krujë - Lezhë - Shkodër; - Tiranë - Gjiri i Lalzit - Durrës; - Vlorë - Dhërmi - Himarë - Sarandë; - Rruga e Kombit Milot - Morinë;

Recommended