Report TV -Sindiakata për krizën politike dhe aksidentet në punë
  • 5 years ago
Tensioni I situatës politike në vend do ketë pasoja ne ekonomi, pasi investitorët e huaj po largohen dhe shumë biznesmen shqiptar po mendojnë të zhvendosin jashtë vendit bizneset e tyre.
Shqetësimi është ngritur nga kreu I sindikatave të pavarura, Kol Nikollaj, I cili u shpreh se bllokimi I rrugëve, protesta e përjavshme kanë impact edhe në imazhin e vendit dhe rrezikojnë të çojnë ekonominë në kolaps.
Ndërkohë në kuadër të Ditës Ndërkombëtarë të Shëndetit dhe Sigurisë në Punë Nikollaj u hspreh në Shqipëri mbetet problem siguria në punë pasi vetëm muajin e fundit janë shënuar 5 raste të vdekjes së punëtorëve në punë si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike.

Sindikata I kërkoi qeverisë të jetë me e ashpër karshi bizneseve që nuk marrin masa për kushtet e sigurisë teknikë ne punë.
Recommended