RTV Ora - Mosbindja civile nis nga Fieri
  • 5 years ago
#rtvora

Pas më shumë se dy muajsh protestë para kuvendit dhe kryeministrisë, opozita ndryshoi strategji duke bllokuar qarkullimin pothuajse në gjithë vendin. Sot pasdite, protestuesit e opozitës do të përqendrohen në 5 akse rrugore kryesore, duke i mbajtur të bllokuara në shenjë proteste për më shumë se 60 minuta.

Mosbindja civile e opozitës ka nisur me bllokimin e rreth-rrotullimit të Sheqit, në Fier.

Në rreth-rotullimin e Sheqit, në aksin kryesor Fier-Lushnje do të bashkohen dhe demokratët e Beratit.

Rreth orës 17:15 anëtarë, simpatizantë të PD-së Berat janë mbledhur përpara selisë së PD-së dhe ku më pas janë nisur drejt protestës. Burime për RTV Ora bëjnë me dije se ka qenë një organizim me mjete të vogla, i cili ka bashkuar dhe demokratë nga Kuçova dhe Ura-Vajgurore.

Në total kanë qenë rreth 30 mjete të vogla të cilat janë nisur nga Berati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/opozita-bllokon-neser-rruget-ja-akset-ku-do-zhvillohet-proteste

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended