RTV Ora - Auditi i KLSH-së: Situatat e emergjencave menaxhohen në mënyrë paradoksale

  • 5 years ago
#rtvora

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një sërë problematikash përsa i përket menaxhimit të emergjencave në vend. Në raportin për vitin 2018 theksohet se përmbytjet janë një ndër problemet më të shpeshta me të cilat përballet Shqipëria ndërsa Sistemi për menaxhimin e fatkeqësive dhe riskut të përmbytjeve rezulton me boshllëqe dhe kapacitet të limituar në përgjigje të përmbytjeve. Lidhur me auditimet e fondeve për katastrofa KLSH ka organizuar një aktivitet me institucione nga vende të ndryshme të Evropës

Emergjencat Civile në Shqipëri menaxhohen në mënyrë paradoksale. Ky është përfundimi i raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018. Janë një sërë problematikash të cilat ngrihen duke nisur që nga planifikimi i fondeve në buxhet.

KLSH konstaton parregullsi që lidhen me procesin e planifikimit dhe ekzekutimit të fondeve për parandalimin dhe përballimin e emergjencave civile si: mos regjistrimi në një regjistër të dedikuar i gjithë kërkesave të njësive vendore për dëmshpërblimin e familjeve të dëmtuara; mungesa e monitorimit dhe kontrollit mbi mënyrën dhe shpërndarjen e fondit si dhe mungesa e informacionit për shumat financiare të shpërndara familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore; planifikime jo të drejtë që kanë çuar në vonesa mbi 2 vite në ekzekutimin e ndihmave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klsh-situatat-e-emergjencave-menaxhohen-ne-menyre-paradoksale

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended