RTV Ora - Leyla Moses-Ones: Asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit
  • 5 years ago
#rtvora
E Ngarkuara me Punë në ambasadën amerikane, Leyla Moses-Ones ka vlerësuar punën e policisë së shtetit në luftën kundër terrorizmit.

Ajo tha se asnjë vend nuk është imun ndaj terrorizmit, ndërsa garantoi mbështetjen e SHBA në këtë sfidë.

Deklarata e Leyla Moses-Ones u bë gjatë një seminari mbi përdorimin terrorist të teknologjis

Leyla Moses-Ones: Dua të vlerësoj përpjekjet e bëra nga policia gjatë vitit të kaluar. Ju keni treguar profesionalizëm dhe guxim në detyrën tuaj për të mbrojtur qytetarët. Kjo është jetike për zhvillimin e shoqërisë si dhe për synimet specifike të policisë në luftën kundër krimit dhe dëshiroj t'ju nxis që të vazhdoni në atë drejtim.

SHBA mbeten të fokusuara në nxitjen e sigurisë rajonale dhe një nga mjetet kryesore është ndihma në sundimin e ligjit.

Institucionet shqiptare kanë bërë një punë mbresëlënëse në ndërtimet e kapaciteteve të tyre për të luftuar terrorizmin. Ne e dimë se asnjë vend nuk ka imunitet nga terrorizmi.

Policia e Shtetit shqiptar arrestoi një individ të rrezikshëm të lidhur me terrorizmin. Kjo tregon një rritje në zhvillimin e aftësive që i atribuohet trajnimeve të kohëve të fundit.

Policia e Shtetit në Shqipëri vazhdon të ndërtojë një emër si një nga organizatat më të mira policore në Evropë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/leyla-moses-ones-asnje-vend-nuk-eshte-imun-ndaj-terrorizmit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended