BFI: Vendimi i Gjykatës i bazuar në dokumente të falsifikuara
  • 5 years ago
Kreu i BFI-së, Sulejman Rexhepi është kthyer sot në kabinetin e institucionit islam pas siç thotë përpjekjes të pasuksesshme për puç nga një grup personash me në krye Skënder Buzakun, të cilët siç thotë Rexhepi janë të ndihmuar nga pushteti. Nga BFI thanë se vendimi i gjyaktës është i bazuar në dokumente të falsifikuara. Ndërkohë gjykata përmes një reagimi ka thënë se vendimi është bazuar në dokumentacionin e dorëzuar por thekson se vendimi që tashmë është shpallur edhe në Gazetën zyrtare, nuk është i plotfuqishëm. Skënder Buzaku nga ana tjetër pretendon të jetë kryetari i ri i BFI-së ndërsa palën tjetër e akuzoi për ushtrim të dhunës mbrëmë vonë. Policia financiare ndërkohë ka mohuar të jetë përfshirë në këtë proces gjatë ditës së djeshme kur grupi i Buzakut hyri në hapësirat e BFI-së.
Recommended