Report TV -Apollon Baçe: Monumentet më të rrezikuara në vendin tonë janë kishat

  • 5 years ago
Para 37 vitesh Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve vendosi që data 18 prill të shpallet Dita Ndërkombëtare për Monumentet. Edhe kështu kjo ditë çdo vit shënon promovimin e trashëgimisë kulturore, duke pasur në qendër ndërgjegjësimin për ruajtjen edhe konservimin e saj. Por cila është gjendja e monumenteve të Kulturës në Shqipëri sot, a është bërë sa duhet për institucionet në këtë drejtim? Ish-drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës, akademiku Apollon Baçe për ?Report TV? teksa bën një paralelizëm të situatës sot, me atë që ka qenë gjatë regjimit komunist, ndalet edhe tek monumentet më të rrezikuar në vendin tonë.

?Unë sistemin e kaluar komunist nuk dua në asnjë mënyrë që të jetë prapë, (i kam kaluar disa ditë në qeli edhe nuk dua që të jetë sërisht), por as nuk mund të them se monumentet atë kohë ruheshin keq edhe sot ruhen mirë. Në atë kohë kanë qenë shumë mirë sot janë shumë keq. Përse? Për autoarki apo për identitet nacional nuk e di as vet. Figura e Enver Hoxhës kudo del si njeri injorant, por në fakt ka qenë njeri i shkolluar, sikundër kjo do të thotë që monumentet ruheshin shumë mirë?, shprehet Baçe.

Kur ka qenë drejtor i monumenteve Baçe tregon se është munduar që të bëjë një reformë, duke menduar për të ardhmen, duke risjellë sistemin që kishte qenë, ku harxhoheshin tre herë më pak fonde, ndërsa mirëmbajtja e tyre ishte katër herë më mirë. Por, kjo nuk eci.
?Në Ballsh është kisha paloekristiane. Roja paguhej me 700 dollarë në vit, por u hoq ky sistem dhe me tender paguheshin 10 mijë euro, ku vinin 20 vet e pastronin e pastaj gjithë kohës ishte e pistë. Tenderi është një nga gjërat më shkatërruese tek ne, sepse 10 për qind të asaj e merr ai që bën tenderin. Ajo që nuk funksionon një gjë nuk ecën asgjë?, thotë arkeologu Baçe.

Baçe teksa shprehet se tenderët që jepen herë pas herë për mirëmbajtjen e monumenteve nuk është zgjedhja e duhur, ndalet edhe tek monumentet që janë në rrezik.

Recommended