Siljanovska: Maqedonia e zhytur në mungesë të sundimit të ligjit dhe drejtësisë selektive
  • 5 years ago
VMRO DPMNE-ja tubimin për zgjedhjet presidenciale e mbajti në Shkup para Qeverisë. Kandidatja e këtij subjekti për president Gordana Siljanovska tha se tani është momenti kur të gjithë duhet të përballen me udhëheqjen katastrofale të qeverisë aktuale. Ajo kërkoi që qytetarët të dalin ta mbështesin kandidaturën e saj dhe mos të bojkotojnë zgjedhjet.Nuk është as evropiane, e as reformatore, Maqedonia është e zhytur në mungesë të sundimit të ligjit, drejtësia është selektive, e kap vetëm opozitën dhe assesi të prek ndonjë nga pushteti, ndonëse dëgjojmë me tonelata skandale, krime, punësime familjare ,dhe nuk e dimë më se çfarë është skandal në këtë vend skandaloz ballkanik?- theksoi Gordana Siljanovska- Kandidat për president
Recommended